Home / Futboll / Euro 2016 / Statistikat që hedhin dritë mbi paraqitjen e mjerë të Ronaldos në Euro2016

Statistikat që hedhin dritë mbi paraqitjen e mjerë të Ronaldos në Euro2016

Në ndeshjen e tij rekord të 128-të, sulmuesi i Real Madridit ishte i mjerë, sepse per të dytën ndeshje rradhazi ai pati mbi 10 gjuajtje drejt portës pa asnjë rezultat konkret, dhe ç’është më e rëndësishmja, ai humbi një penallti që do i kishte dhënë fund agonisë për portugezët e drejtuar nga Fernando Santos.

Me 20 gjuajtje dhe 0 gola në total për dy ndeshjet e para, Ronaldo si “individ” ka patur më shumë gjuajtje drejt portës sesa numri i gjuatjeve për 9 “skuadra” të tjera në Euro2016.

Tashmë 2 tentativat e deshtuara nga goditje dënimi të drejtpërdrejta në ndeshjen e djeshme, kanë përkeqsuar një tjetër rekord negativ për Cristiano Ronaldon:

Ai tani ka ekzekutuar 36 goditje dënimi të drejtpërdrejta në turne të mëdha për Portugalinë (Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian) … dhe nuk ka shënuar në asnjerën prej tyre.

Gjithashtu, Ronaldo është rrallë një krijues rastes shënimi për shoket e tij të skuadrës në këtë Portugali që sillet rreth tij, kjo tregohet qartë në grafikun e mëposhtem: sa nga pasimet e tij kanë qënë pasa përpara (të kuqe) dhe sa mbrapa (blu).

ronaldo-passes

Por Ronaldo ka edhe një shanc tjetër të fundit për të lënë gjurmen e tij në Euro 2016, në ndeshje e fundit në grup për Portugalinë, kunder Hungarisë, me 22 Qeshor, ora 18:00.

Le të shpresojmë që CR7 nuk do na zhgenjejë përsëri.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox