Burimet nga SkySporti anglez thonë se Jurgen Klinsman, i cili prej 5 vitesh manaxhon kombëtaren e SHBA-së, është shumë i interesuar për pozicionin vacant në drejtimin e “Tre Luaneve” pas dorëheqjes së Roy Hogson-it, si pasojë e eleminimit të Anglisë nga Islanda në Euro 2016.
Jurgen Klinsman që udhëhoqi Gjermaninë në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2006 të zhvidhuar në Gjermani, po komentohet si kandidat më i mirë i mundshëm për drejtimin e Anglisë nga analistët e gjigantit të mediave sportive në Britani, Sky Sports.