Home / Futboll / Euro 2016 / A duhet vërtetë posedimi i topit për të qënë i sukseshëm në Euro2016 ?
Euro 2016: Gjermani 0 - 0 Poloni
Euro 2016: Gjermani 0 - 0 Poloni

A duhet vërtetë posedimi i topit për të qënë i sukseshëm në Euro2016 ?

Duke luajtur në stilin spanjoll, të cilin gjermanët po mundohen ta perfeksionojnë që nga Botërori 2010, Gjermania vendosi një premium në posedimin e topit.

Ata kanë luajtur thellë në gjysëm-fushën polake dhe presuan për ta rimarrë topin sa më shpejtë, duke njekur folozofinë qëkundërshtari juaj nuk mund të shënojë pa top“.

Ata (gjermanët) e mbajtën shumë më tepër topin, sepse këtë deshironim dhe ne – tha trajneri i Polonisë, Adam Nawałka pas barazimit me Gjermaninë.

Ajo që ndodhi në barazimin e bardhë të Grupit C, deri diku e justifikon pozicionin dhe deklaratën e trajnerit polak.

Për të gjithë posedimit e topit që pati Gjermania (63%, dhe 37% për Poloninë), numri i sulmeve (78 Gjermania, dhe 21 Polonia ) dhe gjuajtjeve drejt portës (Gjermani 15-7 Poloni), mundësine më e mirë për të shënuar e patën polakët, kur Arkadiusz Milik  i gjendur totalisht i lirë në qëndrën e zonës gjermane, dështoi në gjuatjen e tij.

Barazimi në ndeshjen Gjermani v Poloni nuk është unik: duke shkuar deri në ndeshjet e së premtes, 16 nga 19 ndeshje deri më tani kanë qenë të dominuara nga njëra anë për sa i përket posedimit te topit, por vetëm gjysma e tyre (8 ndeshje) janë fituar nga skuadra “dominuese”; katër prej tyre kanë përfunduar në barazim, ndërsa Italia (2-0 v Belgjikës), Sllovakia (2-1 v Rusisë) dhe Irlanda e Veriut (2-0 v Ukrainës) kanë fituar takimin pavarësisht posedimit më të ulët të topit.

Megjithatë, nuk ka ndonje formule magjike. Ekipet “dominuese” në mbajtjen e topit kanë marrë mesatarisht 1.87 pikë për ndeshje, ndersa ata që janë “dominuar” 0.87 pikë për ndeshje.

Por mbi te gjitha, kur është fjala për të fituar ndeshjet, gjuajtjet drejt portës mbeten vendimtare. Vetëm një ndeshje e vetme është fituar nga skuadra që ka gjuajtur më pak drejt portës sesa kundershtari i tij… ajo ndodhi në fitoren 1-0 te Kroacisë kundër Turqisë.

 

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox