Kampionia aktuale Spanja dhe Gjermania janë ekipet që e kanë fituar më shumë herë Kampionatin Europian, nga 3 herë secila.
Spanja është vendi i vetëm që e ka fituar trofeun radhazi në 2008 dhe 2012.
Franca, organizatorja e Euro 2016, e ka fituar atë 2 herë ndersa Bashkimi Sovjetik, Italia, Republika Çeke, Holanda, Danimarka dhe Greqia e kanë fituar këtë titull 1 herë secili.
Si 3 herë fituese e këtij kompeticioni, Gjermania gjithashtu ka luajtur edhe numrin më të madh të ndeshjeve në kampionatet Europiane.
Këtu ne kemi përgatitur listën me rekordet më të rëndësishme të skuadrave në kampionatet Europiane:
- Më shumë ndeshje të luajtura – Germany (43)
- Më shumë fitore – Germany (23)
- Më shumë humbje – Denmark (14)
- Më shumë barazime – Italy (15)
- Më shumë gola të shënuara – Germany (65)
- Më shumë gola të pësuara – Germany (45)
Përsa i përket rekordeve individuale, lojtari francez Michel Platini mund të quhet lojtari më i suksesshëm në historinë kampionateve Europiane.
Michel Platini mban rekordin e numrit më të madh të golave në turneun final.
Megjithatë, Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë se Platini nëse do perfshijmë dhe ndeshjet kualifikuese.
Kontrolloni listën e plotë më poshtë:
- Më shumë gola të shënuar në finalet e kompeticionit – Michel Platini (9)
- Më shumë gola të shënuar, përfshirë ndeshje kualifikuese – Cristiano Ronaldo (26)
- Më shumë tripleta – Michel Platini (2)
- Tripleta më e shpejtë – Michel Platini (in 18 minutes)
- Më shumë rrjeta të paprekura – Edwin van der Sar and Iker Casillas (9)
- Më shumë gola të pësuar – Peter Schmeichel (20)