Alvaro Morata shënoi dy herë për Spanjën, në fitoren më bindëse të finaleve të Euro 2016 deri tani me rezultatin 3-0 kunder Turqisë.
Rezultati do të thotë që skuadra e Vicente del Bosque tashmë ka garantuar kualifikimin nga Grupi D falë kësaj fitore të thellë, në një ndeshje të cilën ajo e dominojë nga minuta e parë e deri në fund.
Spanja, kampionia evropiane në fuqi nuk ka humbur asnjë ndeshje në Euro që nga viti 2004, duke shënuar një rekord prej 14 ndeshjesh pa humbje, e cila ka sjellë dhe fitimin e këtij trofeu 2 herë rradhazi për iberikët.
Spanja përballet me Kroacinë të martën për të vendosur se kush do të perfundoje në vendin e parë në grup.
Ndërsa humbja e sotme do të thotë që vetëm një mrekulli mund ta kualifikoje Turqinë për më tej, pas humbjes me Kroacinë dhe “dajakut” që mori nga Spanja në ndeshjen e sotme.