Home / Futboll / Si u vleresua ndeshja Shqiperi – Ukrahine nga mediat Italiane

Si u vleresua ndeshja Shqiperi – Ukrahine nga mediat Italiane

Mediat italiane kanë vlerësuar paraqitjen e treguar nga tifozëria shqiptare në stadiumin, ndërsa për lojën e Kombëtares kanë evidentuar gabimet dhe mungesën e eksperiencës.

Sipas “Sportmediaset” Shqipëria e De Biazit u dorëzua para Ukrainës në testin e fundit para finaleve të Europianit.

“Në stadiumin ‘Azzuri d’Italia’ në Bergamo, Shqipëria e lacialit Berisha dhe e napolitanit Hysaj u dorëzua 1-3 ndaj Ukrainës. Zgjedhjet e De Biazit, pas fitores 3-1 ndaj Katarit, u mundën në testin më të vështirë në prag të Euro 2016″”,-shkruan “Sportmediaset”.

Gazeta italiane “La Repubblica Sport” pasqyron në faqen e saj një kronologji që nga shënimi i golit të parë nga Ukraina, e deri te realizimi i golit të tretë. Për paraqitjen e kuqezinjve gazeta italiane shprehet se Shqipëria e De Biazit “përfundoi në tapet”.

Edhe portali i njohur sportiv “Goal.com” vlerësoi entuziazmin e treguar nga tifozët kuqezi në stadiumin e Bergamos, ndërsa vlerëson nivelin e lojës që skuadrat treguan në fushë, paçka se takimi ishte në kuadër të miqësoreve para Europianti.

“Me siguri që në Bergamo, nuk u mërzitën. Pas një çerek ore ekipet shënua dy gola 1-1”,-shkruan portali, ndërsa thekson paraqitjen e  mirë të treguar nga Armando Sadiku në këtë takim.

Check Also

Poloni 1-1 Portugali: Portugalia kalon në gjysëmfinale pas fitores 5-3 me penallti

Portugalia eshte ekipi i parë në gjysmëfinale të Euro 2016 pas fitores 5-3 me penallti …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox