Home / Futboll / Europë / Ringjallet rivalëria midis Mourinhos dhe Guardiolës në Premier League
Mourinho & Guardiola
Mourinho & Guardiola

Ringjallet rivalëria midis Mourinhos dhe Guardiolës në Premier League

Percaktohet kalendari i Premier Liges për sezonin 2016-2017 dhe Jose Mourinhos me Pep Guardiolan nuk do tu duhet të presin gjatë për të rinovuar rivalitetin e tyre në Manchester, me derbin e parë të sezonit të ardhshëm që do të zhvillohet në Old Trafford më 10 shtator.

Mourinho, i cili zëvendësoi Louis van Gaal tek United këtë verë, është përballur rregullisht me pasardhësin e Manuel Pellegrinit tek City – Pep Guardiola kur të dy tekniket drejtonin përkatësisht Realin dhe Barcelonën në La Ligën spanjolle.

Ata do të shkojnë kokë me kokë menjëherë pas pauzes së parë ndërkombëtare të sezonit në Premier League në Shator, me ndeshjen e kthimit në Etihad më 25 Shkurt 2017.

Kampionët e Leicester-it do të fillojë mbrojtjen e titullit të tyre kundër të porsa-promovuarve në majën e futbollit anglez, Hull City më 13 gusht, ndërsa ekipi i Mourinhos do përballet me Bournemouth dhe City i Guardiolës do e fillojë kampionatin me përballjen me Sunderland-in.

Ndërkohë, shefi i ri i Chelsea-s Antonio Conte, do debutojë në një përballje zjarrtë në derbin e Londrës kunder West Ham-it, në stadiumin e ri Olimpik të Hammers-ave.

Check Also

A do ti refuzoje Ibra milionat e Kines per Jose Mourinho-n?

C’fare do të ofronte Zlatan Ibrahimovic tek Mancheter United!

Mediat angleze raportojnë se Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me Manchester United për kalimin e …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox