Home / Futboll / Euro 2016 / Poloni 1-1 Zvicër, (5-4 me penallti): Polonia kualifikohet në çerek-finale
Poloni 1-1 Zvicer, (5-4 me penallti) Euro2016
Poloni 1-1 Zvicer, (5-4 me penallti) Euro2016

Poloni 1-1 Zvicër, (5-4 me penallti): Polonia kualifikohet në çerek-finale

Polonia mundi Zvicren 5-4 me penallti për t’u bërë skuadra e parë që siguron një vend në çerekfinalet e Euro 2016.

Pas një pjese të parë që u kontrollua më mirë nga skuadra polake e cila kaloi në avantazh me golin e Jakub Błaszczykowski-t, zviceranët dolën me një mentalitet tjetër, më sulmues në fushë pëër pjesën e dytë.

Dhe skuadra zvicerane ja doli qellimit, duke marrë kontrollin e ndeshjes dhe duke e merituar barazimin e arritur në minutën e 82-të, falë një super-goli të shënuar me rrafishatë nga Xherdan Shaqiri.

Zvicera ishte skuadra me e mirë edhe gjatë 30 minutave të kohësh shtesë, por dështoi në realizimin a disa mundësive shumë të pastra për të shënuar.

Rastet e humbura në kohën shtesë i kushtuan shumë zviceranëve sepse pasakëtsia në finalizim e rasteve për helvetëve bëri që fituesi të përcaktohej nga goditjet e 11-metërshave.

Lotaria penalltive i buzëqeshi Polonisë që në të 5-ta gjuajtjet duke triumfuar në fund me rezultatin 5-4. Granit Xhaka ishte i vetmi që gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox