Home / Futboll / Euro 2016 / Kroaci 2-2 Çeki : ceket rikuperojnë 2 gola, 15 min nga fundi i ndeshjes

Kroaci 2-2 Çeki : ceket rikuperojnë 2 gola, 15 min nga fundi i ndeshjes

Përfaqësuesja e Kroacisë ka barazuar ndaj Republikës së Çekisë me rezultat 2-2.

Kroatët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por ata dështuan të ishin konkret në rastet e shumta që kishin para portës kundërshtare, dhe kjo i hapi rrugen rekuperimit te cekeve te cilet barazuan rezultatin me 2 gola ne 15 minutat e fundit te ndeshjes.

Goli i parë erdhi nga Ivan Perisic, i cili në minutën e 37-të kalo Kroacinë në epërsi pas një goditje të fortë brenda zonës dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Goli i dytë nga kroatët erdhi në minutën e 59-të nga Ivan Rakitic, e gjitha kjo pas një asistimi të Marcelo Brozovic.

Ndërsa goli i parë për çekët erdhi nga Milan Skoda në minutën e 76-të pas një asistimi nga Tomas Rosicky.

Kurse goli i barazimit erdhi në minutat shtesë të takimit nga Tomas Necid nga pika e bardhë.

Të martën, Kroacia do ndeshet me Spanjen në një takim që do të vendosë për kreun e Grupit D, ndërsa Republikës Çeke do i duhet të fitojë ndeshjen e fundit në grup kundër Turqise për tu kualifikuar me tej.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox