Home / Futboll / Euro 2016 / Gjermani – Itali : Mario Gomez ndez sfidën, “fitojmë ne”

Gjermani – Itali : Mario Gomez ndez sfidën, “fitojmë ne”

Pasi ka mposhtur Spanjën, Italia do përballet me një tjetër sfidë të fortë në Euro 2016. Këtë rradhë Azzurrët do të përballen të shtunën në çerekfinale me Gjermaninë, Kampione e Botës dhe një nga favoritet për fitimin e turneut.

Në krye te sulmit gjerman, ka shume gjasa që të luajë Mario Gomez, i cili e njeh mirë futbollin italian, pasi ka luajtur 2 sezone në Serinë A, me fanellën e Fiorentinës. Nga kampi stervitor i Gjermanisë, në një konference për shtyp, “Super Mario” ka thënë:

Besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, emocionuese dhe shumë intensive. Por unë jam i sigurt se në fund të saj, ne do të jemi fitues.

Loja e skuadrës gjermane ka qënë në një rritje të vazhdueshme nga njëra ndeshje në tjetrën.

Në lojë është një vënd në gjysmë-finale dhe ne duam të ecim përpara. Ekipi ynë është duke luajtur mirë dhe me nivel të lartë.

Ndërsa reparti më i fortë i Italisë sipas Gomez-it, është mbrojtja.

Italianët mbrohen shumë mirë dhe kjo është gjithmonë nje plus i madh për një ekip, sidomos në turne të tilla. Megjithate, në Ligën e Kampionëve, Bayerni ka treguar se mbrojtja italiane mund të thyhet.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox