Home / Sporte Të Tjera / Motorsport / Formula 1 / F1: Sebastian Vettel beson tek Ferrari
Sebastian Vettel & Nico Rosberg
Sebastian Vettel & Nico Rosberg

F1: Sebastian Vettel beson tek Ferrari

Sebastian Vettel mendon se Ferrari ka ende mundësi të fitojë titullin, pavarësisht “fillimit të veshtirë” për këtë sezon.

Unë e di se ky ekip mund të bëjë gjëra të mëdha “, thotë katër herë Kampioni i Botës

Një optimist si Sebastian Vettel këmbëngul se ka ende një rrugë të gjatë në garën për titullin, pavarësisht faktit që Ferrari nuk ka fituar ende asnjë garë të vetme për këtë sezon.

Vettel është i treti në renditjen e Pilotëve, 45 pikë prapa liderit Nico Rosberg, ndërsa shoku i tij i skuadrës Ferrari – Kimi Raikkonen është i katërti, me 15 pikë më pak se Vettel.

Në rënditjen për Kampionatin e Konstruktorëve, Ferrari është 81 pikë prapa liderit Mercedes.

Vettel përfundoi i dyti në garën e fundit të mbajtur në Baku, podiumin  tij i pestë i sezonit, por deri tani i vetmi ekip tjetër pervec Mercedes-it që ka fituar një garë të këtij viti ka qenë Red Bulli.

Dhe duke folur për Sky Sports të Italisë, Vettel ka thënë:

Ne nuk kemi arritur në mes të sezonit, ka ende një rrugë te gjatë drejt titullit. Mendoj se kemi pasur një fillim të veshtirë, jo ideale, por megjithatë në garat e fundit kemi gjetur veten në një pozitë të fortë. Ne e dimë se makina e këtij viti është një hap përpara dhe e kemi zvogëluar diz-avantazhin kundrejt Mercedes-it.

Check Also

Video: Mundësi i njohur shqiptar, Gzim Selmani, debuton në WWE

Mundësi i njohur shqiptar, Gzim Selmani, ka debutuar në divizionin NXT, në kuadër të Kampionatit …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox