Home / Sporte Të Tjera / Motorsport / Formula 1 / F1: Nico Rosberg fiton Cmimin e Madh të Europës, në Baku – Azerbajxhan
Gara e parë e F1 në Baku, Aerbajxhan
Gara e parë e F1 në Baku, Aerbajxhan

F1: Nico Rosberg fiton Cmimin e Madh të Europës, në Baku – Azerbajxhan

Nico Rosberg ka udhëhequr garën nga fillimi deri në fund duke siguruar një fitore dominuese për skuadrën e Mercedes-it, garën e parë të F1 të mbajtur në cirkuitin e ri në Baku.

Rosberg, i cili kryeson clasifikimin e pilotëve në kampionatin e F1, fitoi lehtësisht me më shumë se 16 sekonda diference nga Sebastian Vettel i Ferrarit që perfundojë i dyti, dhe 25 seconda diferencë me Sergio Perez të Forcë Indias në vendin e tretë.

Lewis Hamilton që startojë nga pozicioni i dhjetë, mbaroj garën në vendin e peste, edhe pse pritej shumë më tepër duke marrë në konsideratë që makina e tij Mercedes ishte mbi 1 sekondë për xhiro më e shpejtë se sa makinat e tjera.

Një ngatërresë nga vetë Hamilton në parametrat e motorrit të makinës që ndryshohen nga një kombinim butonash në timonin drejtues, e la atë në një stancë të gabuar në parametrat e motorrit, që si rrjellojë bëri të pamundur rikuperimin e pozicioneve të tjera për Hamiltonin edhe pse disa nga makinat që perfunduan para tij, në përgjethsi janë shumë më të ngadalta se Mercedesi.

F1 – European GP – Baku, Azerbajxhan:

  1. Nico Rosberg (Mercedes)
  2. Sebastian Vettel (Ferrari) +16.696secs
  3. Sergio Perez (Force India) +25.241s
  4. Kimi Raikkonen (Ferrari) +33.102s
  5. Lewis Hamilton (Mercedes) +56.335s
  6. Valtteri Bottas (Williams) +60.886s
  7. Daniel Ricciardo (Red Bull) +69.229s
  8. Max Verstappen (Red Bull) +70.696s
  9. Nico Hulkenberg (Force India) +77.708ss
  10. Felipe Massa (Williams) +85.375s

Klasifikimi përgjithshëm i Pilotëve:

  1. Nico Rosberg (Mercedes) 141
  2. Lewis Hamilton (Mercedes) 117 (+24)
  3. Sebastian Vettel (Ferrari) 96 (+45)
  4. Kimi Raikkonen (Ferrari) 81 (+60)
  5. Daniel Ricciardo (Red Bull) 78 (+63)

Klasifikimi përgjithshëm i Skuadrave:

  1. Mercedes 258
  2. Ferrari 177 (+81)
  3. Red Bull 140 (+118)
  4. Williams 90 (+168)
  5. Force India 59 (+199)

 

Check Also

Antoine Griezmann - Atletico Madrid

Atletico Madrid: Antoine Griezmann firmos kontratën deri në vitin 2021

Antoine Griezmann ka nënshkruar një kontrate të re me Atletico Madrid, që e lidh atë …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox