Home / Uncategorized / Brazili shkarkon Dungen

Brazili shkarkon Dungen

Dunga shkarkohet si trajner i Brazilit, paraqitja më e dobët në 29 vite

Karlos Dunga është shkarkuar bashkë me stafin e tij në krye të stolit të Brazilit. Lajmi konfirmohet nga Federata Braziliane e Futbollit me anë të një njoftimi zyrtar në faqen e saj në internet.

Shkarkimi i Dungës vjen pas rezultateve të dobëta në Kupën e Amerikës. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se paraqitja e Brazilit në këtë turne ishte me e dobëta e 29 viteve të fundit.

Dunga u nis për në SHBA i vetëdijshëm se vetëm një fitore apo paraqitje dinjitoze do ta shpëtonte nga shkarkimi, por kjo nuk ndodhi edhe për shkak të mungesave të shumta që Brazili kishte në këtë turne. Vendin e tij pritet ta zërë Tite, trajneri aktual i Korinthias.

Check Also

UEFA 1972: Germania Perendimore e padiskutueshme

Pak histori nga Kompeticioni UEFA EURO 1972: Finalja e IV- et eshte luajtur me 18/ …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox