Home / Futboll / Euro 2016 / Angli 2 – 1 Uells: Anglezët ngjiten në krye të grupit B
Euro 2016: Angli 2 - 1 Uells
Euro 2016: Angli 2 - 1 Uells

Angli 2 – 1 Uells: Anglezët ngjiten në krye të grupit B

Gareth Bale i dha avantazhin Uellsit me një gjuajtje të lirë shumë larg portës vetëm pak minuta para perfundimit te pjesës së parë, me portierin anglez Joe Hart të paaftë për të ruajtur rrjetën e tij, pavarësisht faktit që ai e arriti topin me të dyja duart duke e devijuar në brëndësi të shtyllës të portës angleze.

Me anglezet në disavantazh, trajneri Roy Hodgson bëri ndyshime në sulm duke futur në lojë për fillimin e pjesë së dytë sulmuesit Daniel Sturridge dhe Jamie Vardy.

Dhe ndryshimet dhanë frutet e tyre shumë shpejt, vetëm 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, kur një tentativë për pastrimin e zonës me kokë nga  uellsiani Ashley Williams u devijua në drejtim të Vardy-it i cili i vetëm me portierin, u tregua mjaftueshëm i aftë për ta dërguar topin në rrjetë duke barazuar shifrat për anglezët.

Por me Uellsin që po mundohej të mbronte thellë e më thellë në gjysëm-fushën e tyre, Anglia intensifikon përpjekjet e saj për të fituar ndeshjen dhe kjo u shperblye në minutën e 90-te, kur Daniel Sturridge mposhti gardianin e portës së Uellsit – Wayne Hennessy me një gjuajtje nga një distancë e afërt.

Kjo fitore e ngjit Anglinë në krye të Grupit B me katër pikë, 1 me shumë se Uellsi në vendin e dytë, i cili është me 3 pikë ashtu si dhe Sllovakia.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox