Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 duke arritur në gjysmë-finale të Euro 2016.
E nisi fort Belgjika, që ishte pranë golit që në minutën e 7-të, me krosimin e Lukakut, por Hennessey nuk lejoi finalizimin e Carrasco, më pas Taylor ktheu goditjen e Meuneier, dhe në fund goditja e Hazard u devijua sipër traversës.
Gjithsesi belgëve nuk ju desh të prisnin shumë, sepse goli erdhi në minutën e 13 falë një silure të Naingolan nga distanca.
Por pas kalimit të belgeve në avantazh, loja ndryshoi dhe Uellsi mori frenat e lojës duke u hedhur me ngulm në kërkim të barazimit.
Courtois ruajti avantazhin per belget duke grushtuar gjuajtjen e Taylor në minutën e 26-te, por 4 minuta më vonë Uellsi barazoi shifrat falë goditjes më kokë të kapitenit Williams pas një krosimi nga këndi.
Dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes nga Hal Robson-Kanu dhe Sam Vokes i dhanë një fitore të mahnitshme skuadrës së drejtuar nga Chris Coleman.
Uellsit do të luajë gjysmë-finalen e tyre të parë në një turne madhor, kundër Portugalisë në Lion të mërkurën.