Home / Futboll / Euro 2016 / Si është komentuar paraqitja e Kombëtares në Euro 2016 nga mediat e huaja !

Si është komentuar paraqitja e Kombëtares në Euro 2016 nga mediat e huaja !

Duke cituar De Biazin që thotë – “Ne kemi treguar që mund të luajmë si të barabartë kundër skuadrave mne lojtarë me nivel më të larte se ne.”, anglezja The Guardian komenton:

Skuadrat e tjera mund të kenë lojtarë më cilesorë, por JO me më tepër karakter dhe krenari se lojtarët e përfaqësueses shqipëtare.

The Guardian, me humorin e saj anglez vazhdon të fokusohet tek De Biazi duke thënë:

De Biasit ju dha nënshtetësinë shqiptare, pasi trajneri italian sigurojë paraqitjen e parë të Shqiperisë në një turne ndërkombëtar, por pas fitores me Rumaninë, ai mund të kandidojë për president i Shqipërisë dhe ta fitoje atë.

Një media franceze ka shkruajtu:

Shpresojmë që Shqipëria të vazhdojë sa më gjatë rrugën e saj në Euro2016 sepse “brunet shqipëtare” janë po aq të bukura sa supergoli i Dimitri Payet për Francën kundër Rumanisë në ndeshjen e parë.

Gjigandi britanik i mediave – BBC shkruan:

Shqipëria ishte e pafat në humjet e saj kundër Zvicrës dhe pastaj me Francën, por kjo skuadër e mirë organizuar dhe grintoze, më në fund ka arritur një fitore shumë të merituar.
Tifozet shqipëtare kaq të gjallë dhe plot pasion, të cilët kanë ndezur këtë turne, duhet të jenë krenar për paraqitjen shumë dinjitoze të Kombëtares së tyre në Francë.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox