Home / Futboll / Euro 2016 / Portugali 0 – 0 Austri : Ronaldo humbet penaltinë
Portugali 0 - 0 Austri : Ronaldo humbet penaltinë
Portugali 0 - 0 Austri : Ronaldo humbet penaltinë

Portugali 0 – 0 Austri : Ronaldo humbet penaltinë

Cristiano Ronaldo humbi një penallti në paraqitjen e tij rekord të 128-ën për Portugalinë në barazim 0-0 me rivalët e saj të Grupin F, AustrinëParc des Princes.

Një penallti e humbur për Cristiano Ronaldon…kjo Portugali nuk di të fitojë nëse ylli i saj nuk di të shënojë.

Ronaldo ka tejkaluar rekordin e ndeshjeve të luajtura për Portugalinë, të mbajtur më parë nga Luis Figo (i cili po ndiqte ndeshjen nga tribuna), por nuk ishte në formë për të udhëhequr ekipin e tij në një fitore të parë në Euro 2016 pasi ai goditi shtyllën nga pika e 11-metershit në minutën e 79.

Nani gjithashtu goditi shtyllën me një goditje në pjesën e parë, por Ronaldo ishte fajtori kryesor i dështimit të Portugalisë për të shënuar edhe pse portugezët patën 23 gjuatje drejt portës gjatë 90 minutave.

Kapiteni PortugalisëRonaldo u ngacmua vazhdimisht nga thirjet e tifozeve austriakeMessiMessi..” dhe kaloi një tjetër moment agonie kur një gol i tij nga një goditje me kokë 5 minuta para perfundimit, u anullua korrektësisht për pozicion jashtë-loje.

Tashmë portugezët kanë mbetur me vetem 2 pikë dhe u duhet patjetër një fitore në ndeshjen me Hungarinë për të siguruar kualifikimin.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox