Home / Futboll / Euro 2016 / Messi, Payet, Ronaldo, Bale – Kush është më i miri në ekzekutimin e goditjeve të dënimit!
Mjeshtrat e ekzekutimit te goditjeve te lira
Mjeshtrat e ekzekutimit te goditjeve te lira

Messi, Payet, Ronaldo, Bale – Kush është më i miri në ekzekutimin e goditjeve të dënimit!

Cristiano Ronaldo është kritikuar për cilesine në ekzekutimin e goditjeve të lira për Portugalinë në Euro 2016 – por kapiteni i Portugalisë në fakt ka një rekord më të mirë në goditjet e lira në rang klubi se Lionel Messi, Gareth Bale dhe Dimitri Payet.

Ndërkohe që Cristiano Ronaldo ka deshtuar ne konvertimin e goditjeve te lira për Portugalinë, me shumë gjuajtje që kanë përfunduar jashtë kuadratit ose në mur, Gareth Bale ka shënuar 2 gola me goditje të lira në këtë Europian, dhe Lionel Messi shënoi një gol fantastik më gotije të lirë për Argjentinën 2 ditë më parë, ndersa Payet e ka treguar klasin e tij në goditjet standarte për Francën dhe West Ham-in në muajt e fundit.

Megjithatë, analiza e këtij kuarteti lojtarësh nga WhoScored.com për goditjet e lira që keto lojtarë kanë ekzekutuar për klubet e tyre – në ligën përkatëse dhe Champions League që nga fillimi i sezonit 2009/10 – del me disa rezultate, ndoshta të papritura.

Cristiano Ronaldo ka përqindje më të lartë të konvertimit në gol në raport me numrin total të goditjeve të denimit qe ai ka ekzekutuar, me 8.5%.

Ndërsa Lionel Mesi i cili ka shenuar 6 gola më shumë se Ronaldo me goditje dënimi për të njëjtën periudhë, ka ekzekutuar gjithashtu 91 goditje të lira më shumë se Ronaldo, dhe perqindja e konvertimit në gol për Messin është paksa më e ulet, 7.8%.

Më poshtë janë statistikat e goditjeve të lira për të katër futbollistët:

  1. Cristiano Ronaldo – 12 gola të shënuar nga 141 tentativa (konvertimi në gol 8.5%, gjuajtje në kuadrat 31.9%)
  2. Lionel Messi – 18 gola të shënuar nga 232 tentativa (konvertimi në gol 7.8%, gjuajtje në kuadrat 32.3%)
  3. Dimitri Payet – 4 gola të shënuar nga 63 tentativa (konvertimi në gol 6.3%, gjuajtje në kuadrat 46%)
  4. Gareth Bale – 3 gola të shënuar nga 83 tentativa (konvertimi në gol 3.6%, gjuajtje në kuadrat 26.5%)

 

 

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox