Home / Futboll / Kupa Amerikës: Argjentin 4 – 0 SHBA, Messi shënon 1 dhe krijon 3 golat e tjerë
Messi, supergoal: Argjentin 4 - 0 USA
Messi, supergoal: Argjentin 4 - 0 USA

Kupa Amerikës: Argjentin 4 – 0 SHBA, Messi shënon 1 dhe krijon 3 golat e tjerë

Lionel Messi u bë gol-shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Argjentinën në ndeshjen e djeshme, ku 2 herë Kampionët e Botes shpartalluan 4 – 0 SHBA-në për të arritur në finalen e Copa America Centenario.

Messi shënoi në minutën e 32-të me një goditje denimi të magjishme që përfundoi në trekendeshin e portës duke e cuar totalin e golave te tij me fanellen e Kombëtares argjentinase në 55 gola, 1 gol me shumë se rekordmeni i mëparshem i Argjentinës, Gabriel Batistuta.

Pesë herë lojtari më i mirë i Botës, tashmë ka shënuar pesë gola në këtë edicion të Kupës së Amerikës, në perpjekjet e tij për ta udhëhequr Argjentinën drejt fitimit të titullit të parë të madh 23 vitet e fundit.

Sulmuesi i Barcelonës, përpara se të shënonte golin e tij, ka dhenë asistin për golin e parë të Argjentinës, shënuar nga Ezequiel Lavezzi dhe ishte i përfshirë në aksionin e golit të tretë, të shënuar nga Gonzalo Higuain në minutën e 50-të. Messi ka dhënë dhe pasimin për golin e katërt të shënuar përsëri nga Higuaini, 2 minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Ne kemi luajtur shumë mirë që në ndeshjen e parë të turneut dhe e meritojmë të jemi në finale “, ka thënë Messi.

Messi, i cili tani ka 1 gol më shumë se Gabriel Batistuta, tregoi modestinë e tij duke shtuar:

Unë jam i lumtur për ketë rekord, dhe i jam borxhli kolegeve të skuadrës pa të cilët nuk do kisha mundur ta thyej këtë rekord.”

Check Also

Poloni 1-1 Portugali: Portugalia kalon në gjysëmfinale pas fitores 5-3 me penallti

Portugalia eshte ekipi i parë në gjysmëfinale të Euro 2016 pas fitores 5-3 me penallti …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox