Home / Futboll / Euro 2016 / France vs Rumani: Gjelat favoritë në ndeshjen e parë të turneut

France vs Rumani: Gjelat favoritë në ndeshjen e parë të turneut

Në ndeshjen hapëse të Europianit, Franca si organizatore e turneut do të presë Rumaninë në Stade de France në orën 21:00, në një sfidë ku francezët konsiderohen si favoritë absolutë.

Franca fillon Europian në një formë të shkëlqyer, teksa ka mundur të triumfojë në 4 ndeshjet e fundit ndërkombëtare.

Franca konsiderohet favorite dhe pritet që ajo të arrijë një fitore të lehtë ndaj Rumanisë, por është fakt që përfaqëusesja bllkanase gjatë eliminatoreve ka pësuar vetëm dy gola në 10 ndeshje.

Rumania nuk ka mundur të triumfojë asnjë herë kundër Frances në 10 ndeshje të luajtura midis tyre, por 4 nga 5 përplasjet e fundit mes tyre kanë përfunduar në barazim. Të dyja skuadrat janë ndeshur në vetëm dy here gjatë finaleve të Europianit, në Angli 1996 ku francezet fituan 1 – 0 dhe në Austri & Zvicër 2008  ku gjithcka u mbyll në barazim pa gola.

Trajneri Didier Deschamp ka  ende dilema për sa i përket formacionit në fazën sulmuese ku i vetmi futbollist i sigurt në formacion është Antoine Griezmann, ndërsa sulmuesit e tjerë do të zgjidhen mes Kingsley Coman, Andre-Pierre Gignac, Olivier Giroud, Anthony Martial dhe Dimitri Payet.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox