Home / Futboll / Euro 2016 / Euro 2016: Zgjidhet “njëmbëdhjetëshi” më i mirë për ndeshjet në grupe

Euro 2016: Zgjidhet “njëmbëdhjetëshi” më i mirë për ndeshjet në grupe

Një votim nga gazetaret sportive të vëndeve të ndryshme të akredituar në pasqyrimin e Finaleve, ka përzgjedhur lojtarët më të mirë të ndeshjeve në grupe për c’do pozicion, në një formacion 4-3-3.

Faza e ndeshjeve në grupe ka përfunduar, por para se të nisin ndeshjet e 1/8 të finaleve, gazetarë sportiv nga e gjithë Europa, kanë dhënë opinionin e tyre për lojtarët që kanë shkëlqyer më shumë midis 24 skuadrave të përfshira në fazën e parë të turneut.

Në formacionin 4-3-3, në portë është zgjedhur Hannes Halldorsson, portieri që me pritjet e tij bëri të mundur kualifikimin historik te Islandës për 1/8.

Në mbrojte, në qëndrën e saj janë zgjedhur Bonucci (Italia) dhe Boateng (Gjermani), të mbështetur në krahë nga Hektor (Gjermani) dhe Dario Srna (Kroaci), protagonist me lojërat e tij shumë të mira, pamvarësisht  se i ati i tij nderrojë jetë gjatë ndeshjes së parë të Kroacisë kundër Turqisë.

Një mesfushe shumë teknike dhe ofensive me Andres Iniesta (Spanjë), Ivan Perisic (Kroaci) dhe Aaron Ramsey (Uells).

Nderkohë në sulm, në qëndër kemi Alvaro Morata (Spanjë) të mbështetur nga Gareth Bale (Uells) i cili ka shënuar në të treja ndeshjet dhe Dimitri Payet (Francë).

Euro2016: Skuadra ideale pas ndeshjeve ne grupe
Euro2016: Skuadra ideale pas ndeshjeve ne grupe

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox