Home / Futboll / Euro 2016 / Poloni – Portugali: Fakte, statistika, parashikimi & kuotat

Poloni – Portugali: Fakte, statistika, parashikimi & kuotat

Faktet & Statistikat:

  • Ky do të jetë takimi i tretë në një turne të madh midis Polonisë dhe Portugalisë, e para në Kampionatin Evropian. Deri më tani, secila skuader ka fituar nga 1 takim: 1-0 për Polonine në Kupën e Botës 1982 dhe 4-0 per Portugalinë në Kupën e Botës 2002.
  • Polonia eshte e pamposhtur në tri ndeshjet e fundit me Portugalinë (1 fitore, 2 barazime).
  • Polonia ka arritur në çerekfinale të nje Europiani për herë të parë në historinë e tyre. I vetmi rast qe Polonia ka arritun ne gjysmëfinale të një turneu të madh, ka qenë në Kupën e Botës 1982.
  • Portugalia ka shancin te arrije ne gjysemfinale te nje Europiani, per te pesten here, nga 7 pjesemarrje ne total.
  • Polonia nuk ka shënuar më shumë se një gol në një ndeshje Europiani (10 ndeshje ne total). Në fakt, asnjë nga 10 ndeshjet e tyre në Europiane, nuk ka prodhuar më shumë se dy gola (shënuar + pesuar).
  • Polonia eshte skuadra çerekfinaliste qe ka shenuar me pak gola (3 gola në 4 ndeshje).
  • Portugalia nuk ka pesuar asnje humbje në 11 ndeshjet e tyre nen drejtimin e Fernando Santos (8 fitore, 3 barazime), të teta fitoret e tyre per kete periudhe, jane arritur me një gol te vetëm (duke përfshirë dhe fitoren 1-0 ne kohë shtesë kundër Kroacisë).
  • Robert Lewandowski shënoi në minutën e 17 të ndeshjes së tij të parë në Euro (v Greqise në vitin 2012). Që atëherë, ai nuk ka arritur të shenoje apo të japë ndonje asist në 643 minuta loje.
  • Ronaldo ka shënuar vetëm dy gola në 12 ndeshje te fazave nokaut në turne të mëdha (1 ne gjysmëfinale në Euro 2004; 1 ne çerek-finale të Euro 2012)
  • Ronaldo ka gjuajtur 40 goditje denimi të drejtpërdrejta per Portugaline në turne të mëdha, por ende nuk ka shënuar ne asnjeren prej tyre.
Parashikimi Rezultatit: 2 – 1 për Poloninë

SuperSportit i duket e habitshme që Polonia është kuotuar me një koeficiente kaq të lartë 3.9 për të fituar këtë ndeshje futbolli, sepse kjo përballje duket me e ekuilibruar. Portugalia ka ardhur duke u përmirësuar, por në të njëjtën kohë, Polonia erdhi deri ne cerek-finale edhe pse Lewandowskin ka qënë në “gjumë”, dhe ka shpresa tek rizgjimi i tij.

Mbrojtja e Portugalise duket e fortë, edhe pse shumë njerëz e kritikojnë atë pjesë të skuadres. Ata pesuan tre gola kundër Hungarisë, por në qoftë se do ti analizojë ato, dy prej tyre ishin topa të devijuara, ndersa tjetra ishte një supergol. Të tre ishin nga jashtë zonës së penalltisë dhe është e vështirë ti vesh faj mbrojtjes për ato gola.

Megjithatë, unë besoj se Lewandowski do te “zgjohet” dhe Polonia do arrijë një fitore të ngushtë.

Kuotat:

Fitorja e Portugalisë në cerekfinale kuotohet 2.25, barazimi 3.0 dhe fitorja Polonisë 3.9

Për fitimin e Euro 2016, Portugalia kuotohet me koeficientin 6.5, ndërsa Polonia, 18.0

Ronaldo i cili është favorit për fitimin e Kepucës së Artë me koeficientin 6.0, është gjithashtu favorit për të shënuar i pari në ndeshjen e mbrëmjes me 4.5, ndërsa Lewandowski kuotohet me 7.5

 

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox