Home / Futboll / Europë / Liga Kampioneve / Diego Simeone reagon me dinjitet ndaj humbjes në finale
Diego Simeone
Diego Simeone

Diego Simeone reagon me dinjitet ndaj humbjes në finale

Diego Simeone ishte shumë i zhgënjyer sepse për të ishte finalja e dytë e humbur në 3 vite. Pak javë më parë e festoi në lidhje direkte me telefon kualifikimin me të birin, ndërsa këtë herë ky i fundit ishte pranë tij. Për fat të keq, për ta ngushëlluar për këtë humbje.

Simeone tha se Reali e meritoi ta fitonte këtë trofe sepse kishte bërë një ndeshje të mirë. Ai e uroi kundërshtarin për këtë arritje.

Reali ishte superior gjatë gjithë ndeshjes dhe më duhet ta përgëzoj. Ata luajtën mirë dhe shfrytëzuan gabimet tona. Nuk mund të ndryshonim edhe ecurinë e penalltive sepse reaguam mirë në pjesën e dytë të ndeshjes”, tha trajneri argjentinas.

Ai tha gjithashtu se skuadra nuk e nisi mjaft mirë ndeshjen duke bërë gabime, të cilat ndikuan në rezultatin final të kësaj ndeshjeje.

E nisëm ndeshjen shumë keq. Ekipi ishte i lodhur, sepse vinte pas një sezoni të gjatë, por edhe Reali ishte i lodhur. Të dyja skuadrat morën shumë pak iniciativa. Jam shumë i zhgënjyer sepse kam humbur dy finale dhe sigurisht që është dështim i madh”

Check Also

Finalja e Milanos: Sergio Ramos, më i miri në fushë

Kapiteni i Realit, Serxho Ramos, u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Ashtu …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox