Antoine Griezmann ka nënshkruar një kontrate të re me Atletico Madrid, që e lidh atë me klubin madrilen deri në verën e 2021.
Griezmann ka qenë i lidhur në mënyrë të përsëritur me një kalim në Premier Ligë, por gjithmone ka deklaruar se ai eshte i lumtur për të qëndruar në Spanjë.
Dhe francezi i ka qëndruar besnik flajës së tij, duke nënshkruar për pesë vjet tek Atletico Madrid, ku ai ka qënë gol-shenuesi më i mirë në secilin prej dy sezoneve te tij të parë në këtë klub.
“Antonio Griezmann ka firmosur kontratën deri në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Atleticos.
“Jemi shumë të lumtur që Griezmann do të qëndrojë me ne edhe për 5 vjet të tjera”, vazhdon njoftimi zyrtar i Atleticos.