Manchester United ka konfirmuar transferimin e Zlatan Ibrahimovic në një transferim të lirë.
34-vjeçari kaloi me suskes kontrollet mjekësore në kompleksin e trajnimit Carrington te Machester United të premten pasdite dhe ka finalizuar termat & kushtet e kontratës personale për kalimin e tij në Old Trafford.
Ibrahimovic është ribashkuar me menaxherin Jose Mourinho, për të cilin ai ka luajtur tek Interi në kohën kur trajneri portugez drejtone “zi-kalterit” në Serine A.
Unë jam absolutisht i kënaqur që i bashkohem skuadrës së Manchester United dhe mezi po pres për të luajtur në Premier League “, ka thënë Ibrahimovic për web-faqen zyrtare të klubit.
Me terheq shume fakti që do luaj përsëri për Jose Mourinho. Ai është një menaxher fantastik dhe jam i gatshëm për këtë sfidë të re dhe emocionuese.
Ibrahimovic u largua nga kampionët francez të Paris Saint-Germain në fund të sezonit të kaluar pas katër viteve në klub. Ai fitoi titullin e Ligue 1 në secilin nga katër sezonet e tij në Parc des Princes dhe shënoi 156 gola në 180 paraqitje për parisienët.