Spanja ka bërë një fillim jo shumë impresionues në ndeshjen e parë, për mbrojtjen titullit te tyre si Kampionia Europiane në fuqi. Një gol në minutat e fundit të ndeshjes nga Gerard Pique i dha atyre një fitore 1-0 ndaj Republikës Çeke në grupin D në Tuluzë.
Iberikët e drejtuar nga Vicente del Bosque ishin tërësisht dominuese gjatë 90 minutave, me 72 për qind në posedimin e topit dhe 18 gjuajtje në drejtim të portës Ceke.
Megjithatë spanjollët nuk arritën të krijojnë ndonjë rast të pastër shëenimi në pjesën më të madhe të lojës – mundësia e tyre më e mirë për të shënuar, erdhi kur mbrojtësin Cek Romake Hubnik gotiti shtyllën e portës së tij, më një top që më pas perfundojë në goditje këndore.
Pique shenojë 3 minuta nga fundi për t’i dhënë Spanjës një fitore të merituar – por me pak më tepër kreativitet, Spanja duhet ta kishte fituar më lehtësisht këtë përballje.
Kjo fitore e thellon rekordin e Spanjës e cila nuk njeh asnjë humbje në 13 ndeshjet e fundit të luajtura në Kampionatet Europiane. Humbja e tyre e fundit në një Kampionat Europian ishte në Portugali 2004.