Sipas britanikes Telegraph, Manchester United është i vullnetshem ta shtyjë nënshkrimin e Zlatan Ibrahimovic deri në korrik me qëllim që Ibra të fitojë të drejtë për një bonus të madh besnikërie nga klubi i tij aktual, Paris Saint-Germain.
Gazeta shpjegon se: “34-vjeçari dhe agjenti i tij, Mino Raiola, kanë mbajtur bisedime pozitive me United për nënshkrimin e transferimit te tij tek United, nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.
Por ka një arsye fitimprurëse përse palët po e shtyjne konfirmimin e marrëveshjes. Ibrahimovic dhe Raiola do te perfitojnë që të dy një bonus të madh besnikërie nga PSG nëse sulmuesi nuk e prish kontraten e tij aktuale tek PSG, e cila zyrtarisht skadon më 30 qershor.