Kapiteni i Realit, Serxho Ramos, u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Ashtu si dy vite më parë në finalen e Lisbonës, Ramos shkëlqeu përsëri me lojën e tij dhe shënimin e golit për Realin.
Që të shkruash historinë, duhet të shënosh gola në finale”, deklaroi qendërmbrojtësi i Realit, Sergio Ramos
Atyre u takoi të humbisnin dhe neve të fitonim, por duhet t’i përgëzojmë për sforcon. Ka shumë pak gjëra të krahasueshme me këtë titull. Është çmimi i punës. Natyrisht që ishte shumë i vuajtur, sepse patëm një sezon të vështirë. Më vjen mirë që ndihmova edhe në Lisbonë me golin tim. Por, dua të nënvizoj se është privilegj ta mbyllësh sezonin në këtë mënyrë.