Home / Futboll / Merkato Futbollit / Zyrtare: Zlatan Ibrahimovic firmos për Manchester United

Zyrtare: Zlatan Ibrahimovic firmos për Manchester United

Manchester United ka konfirmuar transferimin e Zlatan Ibrahimovic në një transferim të lirë.

34-vjeçari kaloi me suskes kontrollet mjekësore në kompleksin e trajnimit Carrington te Machester United të premten pasdite dhe ka finalizuar termat & kushtet e kontratës personale për kalimin e tij në Old Trafford.

Ibrahimovic është ribashkuar me menaxherin Jose Mourinho, për të cilin ai ka luajtur tek Interi në kohën kur trajneri portugez drejtone “zi-kalterit” në Serine A.

Unë jam absolutisht i kënaqur që i bashkohem skuadrës së Manchester United dhe mezi po pres për të luajtur në Premier League “, ka thënë Ibrahimovic për web-faqen zyrtare të klubit.

Me terheq shume fakti që do luaj përsëri për Jose Mourinho. Ai është një menaxher fantastik dhe jam i gatshëm për këtë sfidë të re dhe emocionuese.

Ibrahimovic u largua nga kampionët francez të Paris Saint-Germain në fund të sezonit të kaluar pas katër viteve në klub. Ai fitoi titullin e Ligue 1 secilin nga katër sezonet e tij Parc des Princes dhe shënoi 156 gola në 180 paraqitje për parisienët.

Check Also

A do ti refuzoje Ibra milionat e Kines per Jose Mourinho-n?

C’fare do të ofronte Zlatan Ibrahimovic tek Mancheter United!

Mediat angleze raportojnë se Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me Manchester United për kalimin e …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox