Home / Futboll / Euro 2016 / Uells – Belgjikë: Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Uells – Belgjikë: Formacionet e mundëshme & lajmet e fundit për 2 skuadrat

Uells do të luaj për herë të parë në cerekfinale të një turneu madhorë, dhe përballe tyre është Belgjika.

Belgjika e cila është e dyta pas Argjentinës në renditjen e FIFA-s, i është përgjigjur me lojëra shumë të mira humbjës në ndeshjen e parë kundër Italise.

Tetë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në tre ndeshjet e fundit do i japi belgëve mjaft besim për çerekfinalen që luhet sot.

Por Uellsi i mori katër pikë Belgjikës në ndeshjet e kualifikimit per Euro 2016 dhe tashmë është duke bërë histori me pjesëmarrjen e tyre të parë në një kampionat Europian.

Të fundit mbi skuadrat:

Kapiteni i Uellsit – Ashley Williams është shëruar nga lëndimi ne sup që pësoi në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut. Të 22 lojtarët e tjerë te Uellsit raportohet si plotesisht të aftë për ndeshjen e sotme në Lille.

Ndërkohë, kriza e mbrojtjes Belge vjen duke u thelluar. Mungesës për dëmtime fizike të qëndër-mbrojtesave titullarë Vincent Kompany dhe Nicolas Lombaerts që nuk moren pjesë në turne, i është shtuar dhe Thomas Vermaelen, i pezulluar për kartona të verdhë dhe Jan Vertonghen i cili pësoi dëmtimin të rëndë në ligamentin e këmbës, në seancën stërvitore të ditës së djeshme.

Formacionet e mundëshme:

euro-2016-uells-belgjike-formacioni

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox