Home / Futboll / Euro 2016 / Uells – Belgjikë: Fakte, statistika, parashikimi & kuotat

Uells – Belgjikë: Fakte, statistika, parashikimi & kuotat

Faktet & Statistikat:

  • Kjo është hera e parë që këto ekipe janë takuar në finalet e një turneu të madh.
  • Uellsi dhe Belgjika ishin pjesë e të njëjtit grup në ndeshjet kualifikuese për Euro 2016, ku Uellsi fitojë njërën ndeshje, ndërsa tjetra u mbyll në barazim.
  • Tre ndeshjet e fundit midis këtyre skuadrave kundër njëra-tjetrës kanë prodhuar vetëm tre gola.
  • Shtatë nga tetë gola të Belgjikës në Euro 2016 janë shënuar pas pjesës së parë, duke përfshirë gjashtë në 30-minutat e fundit te ndeshjeve.
  • Belgjika nuk ka pësuar asnjë gol në tre ndeshjet e fundit, që nga humbja 2-0 me Italinë në raundin e hapjes së ndeshjeve në grup.
  • Arritja më e madhe Belgjikes deri më tani është arritja në finalen e këtij turneu në vitin 1980, kur humbi 2-1 me Gjermaninë Perëndimore në Romë.
Parashikimi Rezultatit: 2 – 1 për Belgjikën
Këta dy skuadra janë përballur disa herë vitet e fundit, ku rezultatet e ketyre takimeve kanë qënë shumë të balancuara dhe unë mendoj se do të kemi një tjetër rezultat të ngushtë.

Skuadra e Marc Wilmots me siguri që do e kerkojë golin më shumë se Uellsi, por kjo gjë mund të krijojë hapesira për Gareth Bale dhe ai mund të jetë i pamëshirshëm. Por në këtë përballje, anoj nga Belgjika.

Kuotat:

Belgjika është favoritja e madhe e këtij takimi, dhe koeficienti 1.8 për fitoren e belgëve dëshmon për të. Fitorja e Uellsit quotohet me koeficientin 5.1

Romelu Lukaku kryeson bastet për Shënuesin e Parë, me 4.5, ndërsa Gareth Bale është vlerësuar natyrshëm si kërcënimin kryesor i Uellsit me 6.5

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox