Home / Futboll / Euro 2016 / Tifozët Kuq-e-Zi pranë kombëtares Shqiptare në France

Tifozët Kuq-e-Zi pranë kombëtares Shqiptare në France

Seanca e dytë stërvitore për ditën sotme është ndjekur nga tifozë të shumtë të Kombëtares në Francë. Ndryshe nga stërvitjet e tjera të Kombëtares ku De Biazi i ka mbajtur “hermetike”, kësaj radhe tekniku italian ka hapur portat e kampit stërvitor për më shumë se 200 tifozë.

Kjo stërvitje e Kombëtares është shoqëruar me duartrokitje dhe brohoritma nga ana e tifozëve me të cilët ndodhej edhe kryetari i bashkisë së “Perros Guierec”.

shqiperi-stervitje-france4

Pas përfundimit të stërvitjes, futbollistët kanë bërë foto dhe kanë dhuruar topa. Në përfundim të  “festës” kuqezinjtë janë drejtuar për në hotel “L’Agapa” për të vazhduar me programin e tyre ditor.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox