Home / Futboll / Euro 2016 / Spanjë 1 – 0 Rep Çeke : Gerard Pique i jep fitoren spanjollëve
Euro 2016: Spanje 1 - 0 Rep Ceke
Euro 2016: Spanje 1 - 0 Rep Ceke

Spanjë 1 – 0 Rep Çeke : Gerard Pique i jep fitoren spanjollëve

Spanja ka bërë një fillim jo shumë impresionues në ndeshjen e parë, për mbrojtjen titullit te tyre si Kampionia Europiane në fuqi. Një gol në minutat e fundit të ndeshjes nga Gerard Pique i dha atyre një fitore 1-0 ndaj Republikës Çeke në grupin D në Tuluzë.

Iberikët e  drejtuar nga Vicente del Bosque ishin tërësisht dominuese gjatë 90 minutave, me 72 për qind në posedimin e topit dhe 18 gjuajtje në drejtim të portës Ceke.

Megjithatë spanjollët nuk arritën të krijojnë ndonjë rast të pastër shëenimi në pjesën më të madhe të lojës – mundësia e tyre më e mirë për të shënuar, erdhi kur mbrojtësin Cek Romake Hubnik gotiti shtyllën e portës së tij, më një top që më pas perfundojë në goditje këndore.

Pique shenojë 3 minuta nga fundi për t’i dhënë Spanjës një fitore të merituar – por me pak më tepër kreativitet, Spanja duhet ta kishte fituar më lehtësisht këtë përballje.

Kjo fitore e thellon rekordin e Spanjës e cila nuk njeh asnjë humbje në 13 ndeshjet e fundit të luajtura në Kampionatet Europiane. Humbja e tyre e fundit në një Kampionat Europian ishte në Portugali 2004.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox