Home / Futboll / Euro 2016 / Si mund të kualifikohet Shqipëria!
Euro2016: Shqiperi - Zvicer
Euro2016: Shqiperi - Zvicer

Si mund të kualifikohet Shqipëria!

Pavarësisht dy humbjeve në dy ndeshjet e para të Grupit A, Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar për më tej në Kampionatin Europian.

Matematika nuk i ka nxjerrë kuqezinjtë nga gara, dhe shpresa për tu kualifikuar si një nga 4 te tretat më të mira, nga 6 prej tyre, është e realuzueshme.

Një fitore kundër Rumanisë në ndeshjen e fundit do na siguronte automatikisht vëndin e tretë në grupin A, por të qenuri 1 nga 4 të tretat më të mira të cilat kualifikohen, nuk është plotësisht në dorën tonë.

Në rast se arrijmë fitoren kundër Rumanise, sado fitore e thellë qoftë ajo, më pas do të na duhet të presim rezultatet e ndeshjeve për të gjitha grupet e tjera për të kuptuar nese jemi kualifikuar apo jo.

Gjithsesi, për të shpresuar që të jemi mes të tretave më të mira të turneut, Kombëtarja duhet të fitojë me sa më tepër gola diferencë përballë rumunëve. Nje fitore me 2 ose 3 gola diferencë do t’ja rriste shumë shancet e kualifikimit Shqiperisë.

Por edhe nëse dështojmë të kualifikohemi për më tej, Shqipëria e ka fituar Europianin e saj, me pjesëmarrjen në turneun në Francë, me zemrën e paraqitur në fushë dhe me spektaklin e tifozëve në tribuna.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox