Home / Futboll / Euro 2016 / Shqipëri-Zvicër: Dueli mes vëllezërve Xhaka

Shqipëri-Zvicër: Dueli mes vëllezërve Xhaka

Të Shtunën, Shqipëria dhe Zvicra do të nisin aventuren e tyre në Euro 2016-të, një duel që do të jetë i vecantë sidomos për familjen Xhaka.

Për herë të parë në historinë e një Europiani do të luajnë kundër njëri-tjetrit dy vëllezër, Taulanti që do ta mbajvë veshur fanellën e kombëtares Kuq-e-Zi dhe Graniti që përfaqëson Zvicrën.

Përballjes mes Taulantit dhe Granitit të Shtunën në Lens i kanë kushtuar një rëndësi të vecantë mediat ndërkombëtare. Shumë prej tyre kanë lënë mënjanë ndeshjen mes Zvicrës dhe Shqipërisë për tiu përkushtuar pikërisht duelit brenda familjes Xhaka.

Në një interviste për anglezen Evening Standard Granit Xhaka tha se ndeshja e të shtunës është shumë e veçantë për atë dhe të gjithë familjen, dhe është folur shumë në shtëpi për këtë ndeshje.

Të luajme kundër njëri-tjetrit është absolutisht gjëja e fundit që mund të dëshironim. Ne kemi përballur me njëri-tjetrin më parë, kur unë isha në Bazel dhe vëllai im Taulanti ishte i huazuar te Grasshopper Zürich. Por perballja në Euro 2016 është krejt dicka tjetër.

Eshtë një ndjenjë shumë e çuditshme, por megjithatë, ne jemi profesionistë dhe nuk do i lëmë marrëdhëniet tona të ngushta familjare të jetë një faktor në ndeshje. Shpresojmë që ekimi më i forte të fitojë!

Më pas Graniti shpjegojë përse ai zgjodhi të luaj për Kombëtaren zvicerane.

Ekipi kombëtar i Shqipërise nuk shfaqi ndonjë interes për mua, por Zvicra e bëri. Me vëllain tim kjo ishte një histori tjetër.”

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox