Home / Futboll / Euro 2016 / Shqipëri 1 – 0 Rumani : Fitore historike e kuqezinjve
Shqiperi 1 - 0 Rumani : Goli Armando Sadikut
Shqiperi 1 - 0 Rumani : Goli Armando Sadikut

Shqipëri 1 – 0 Rumani : Fitore historike e kuqezinjve

Shqiperia është vetëm e treta skuadër e cila arrin të fitojë një ndeshje në debutimin e saj në një turne madhorë. Eshtë goli i parë i Shqiperisë, fitorja e parë, 3 pikët e para të cilat i rëndisin kuqezinjtë të tretët në Grupin A, me një shanc të mirë për tu kualifikuar për më tej.

Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet me Zvicrën dhe Francën, kuqezinjtë më në fund u shperblyen me një fitore te merituar në ndeshjen e fundit në grup falë kërcimit magjik të Armando Sadikut i cili me inteligjence e goditi me koke drejt rrjetës topin e krosuar nga Ledian Memushaj.

Pasi kemi shënuar vetem 7 gola në ndeshjet kualifikuese për të arritur në France 2016, edhe dje Shqipëria vuajti në konvertimin e rasteve të shënimit.

Kjo gjë u evidentuar me rastin e pastër të Ermir Lenjanit, i cili i gjendur i vetëm pranë shtyllës së dytë, e dergoi topin mbi traverse. Gjithashtu lojtaret tanë duhet të ishin treguar me rezultativ në 2 skemat e perdorura në goditjet këndore, të cilat mundësuan 2 raste të pastra për të shënuar (përsëri me Lenjanin në të parën, dhe Mavraj në të dytën) , por të dyja tentativat u shpërdorua me gjuatje jashtë kuadratit.

Ndërsa përsa i përket mbrojtjes, Shqiperia tregoi edhe njëherë që ka një skuadër shumë solide në këtë repart i cili ndihmohet më së miri nga mesfusha, e evidentuar nga fakti që Rumania nuk arriti të krijojë asnjë rast të paster shënimi.

Arlind Ajeti e meritojë përzgjedhjen si lojtari më i mirë në fushë, por nuk mund të lëmë pa permendur paraqitjen e jashtzakonshme të Ledian Memushajt, i cili luan me një grintë shumë të lartë dhe i përngjan legjendës italiane Genaro Gattuzo në shumë aspekte të lojës së tij.

Tashmë Kuezinjve i duhet të presin deri të merkurën në mbrëmje për të kuptuar nëse Shqiperia do kualifikohet për më tej. #krenarperkuqezinjte

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox