Home / Futboll / Euro 2016 / Sadiku synon golin në ndeshjen e Shqipërisë kundër Zvicrës
Armando Sadiku - Shqiperia
Armando Sadiku - Shqiperia

Sadiku synon golin në ndeshjen e Shqipërisë kundër Zvicrës

Asnjë lojtarë i Kombetarës ndër vite nuk ka arritur të shënojë gola në 4 ndeshje në rradhë për Kombetaren shqipëtare.

Erjon Bogdani, Hamdi Salihi dhe Armando Sadiku janë të vetmit lojtarë të kombëtares që kanë shënuar në 3 ndeshje rradhazi, dhe tashmë Sadiku ka shancin ta thyej me 4 ndeshje dhe ta mbaj këtë rekord i vetëm nëse ai do arrijë të shenojë gol të shtunën në ndeshjen Shqipëri – Zvicër.

Dy gola në dy ndeshjet miqësore para Europianit i kanë dhënë Sadikut shancin më të mirë për të qënë ai titullar në sulmin e Kuq-e-Zi-njve kundër Zvicres. Megjithate Sadiku është i vetëdijshem se vendimarrja i takon vetëm trajnerit De Biazi.

“Jam profesionist unë stërvitem dhe falenderoj të gjithë stafin që më ka dhënë bësimin. E pranoj vendimin e trajnerit edhe nëse nuk perfshihem në formacion që në fillim të ndeshjesh, kur të ketë nevojë do të futëm në fushë e do jap maksimumin” – tha Armando Sadiku.

Deri tani, Armando Sadiku ka arritur të shënojë 5 gola me Kombëtaren shqiptare. Dy prej tyre në ndeshje zyrtare dhe tre të tjerë në sfidat miqësore. Madje të 3 golat e fundit radhazi janë shënuar pikërisht në miqësoret ndaj Luksemburgut, Katarit dhe Ukrainës.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox