Home / Futboll / Euro 2016 / Rudi Vata i zhgenjyer nga forma e Shqiperise

Rudi Vata i zhgenjyer nga forma e Shqiperise

Ne nje interviste pas humbjes se kombetares tone me Ukrainen, Rudi Vata u shpreh i zhgenjyer me formen e Kuq-e-Zi-ve, sodomos ne repartin e mbrojtjes.

Si ju duk skuadra në dy miqësoret në prag të Europianit?

Ne duhet të kuptojmë që Kombëtares po i vjen për herë të parë një situatë e tillë. Deri një vit më parë në këtë periudhë, lojtarët shqiptarë pushonin pranë familjeve dhe i gjeje në plazhe. Tashmë janë të angazhuar dhe trupi i tyre natyrshëm reagon ndryshe. Nuk e dimë se si do të reagojnë në Europian, sepse është një situatë e re për çdo lojtar dhe vetë stafin teknik. Është shumë e rëndësishme ana psikologjike dhe ajo fizike, prandaj edhe në dy miqësoret e fundit, përqendrimi nuk ka qenë maksimal. Kjo ishte e pritshme, pasi gjithë karrierën e tyre lojtarët tanë kanë pushuar në muajin qershor. Ne nuk jemi Gjermania, që një herë në dy vite është e angazhuar këtë muaj. Tani që po e mendoj, edhe unë në karrierën time të gjatë nuk kam qenë asnjëherë pjesë aktive në muajin qershor.

Çfarë ju zhgënjeu më tepër ndaj Ukrainës?

Zhgënjim është fakti që në dy ndeshje kemi pësuar katër gola. Janë shumë, madje ndoshta edhe për Katarin, jo më për ne. Në aspektin mbrojtës, skuadra nuk ka treguar ato vlera të viteve të fundit. Diçka nuk shkon, sepse duhet të dimë që çelësi i suksesit të Kombëtares në kualifikimin në Europian ka qenë faza mbrojtëse. Kemi pësuar pak gola në eliminatore dhe tashmë në këto dy ndeshje para Europianit të pësojmë katër është vërtet diçka shqetësuese. Kur mendon se do të luajë ndaj ekipeve si Zvicra, Franca dhe Rumania, është momenti që Kombëtarja të punojë si grup në aspektin difensiv. Golat që kemi pësuar janë shumë naivë dhe tashmë në aspektin psikologjik skuadra do të futet me frikë në Europian.

A kishte diçka që ju pëlqeu në provën gjenerale?

Ne nuk shquhemi për të shënuar. Vërtet bëmë tre gola me Katarin, por kundërshtari ishte i një niveli të ulët. Kemi defekte në sulm dhe tashmë edhe në mbrojtje, dy situata mjaft të rëndësishme, që për momentin nuk po japin fryte. Sigurisht që De Biazi dhe lojtarët do të mbledhin forcat për të qenë në ndeshjen e parë më të fortë.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox