Home / Futboll / Europë / La Liga / Real Madrid zyrtarizon kërkesën për rikthimin e Alvaro Moratës në Madrid
Alvaro Morata
Alvaro Morata

Real Madrid zyrtarizon kërkesën për rikthimin e Alvaro Moratës në Madrid

Real Madrid ka konfirmuar se ata do të ushtrojnë klauzolën tyre për ri-blerjen e sulmuesit Alvaro Morata, me kampionët evropianë të vendosur për të paguar 30 milion Euro për lojtarin që madrilenet shiten tek Juventusi 2 vite më parë për 20 milion Euro.

23-vjeçari, i cili ka qenë i lidhur me një transferim të mundshem tek Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, aktualisht është pjesë e skuadrës së Spanjës në Euro 2016 dhe shënoi dy herë kundër Turqisë javën e kaluar.

Madridi pritej prej kohësh të aktivizonte klauzolen e ri-blerjes, pas paraqitjes së mirë të Alvaro Morata në Serie A dhe Ligën e Kampioneve gjatë dy sezonet e tij me Juventusin dhe një deklaratë nga klubi italian këtë fund-javë ka konfirmuar se ai do të rikthehet në klubin ku filloi karrierën e tij.

Real Madrid C.F kanë informuar Juventus FC për vendimin e tyre për të ushtruar klauzolën e ri-blerjesAlvaro Morata, i cili do të bashkohet me ekipin e Realit për trajnim para fillimit të sezonit 2016-2017, nën komandën e Zinedine Zidane,” thuhet në deklaratën e Juventusit.

Check Also

A do ti refuzoje Ibra milionat e Kines per Jose Mourinho-n?

C’fare do të ofronte Zlatan Ibrahimovic tek Mancheter United!

Mediat angleze raportojnë se Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me Manchester United për kalimin e …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox