Home / Futboll / Euro 2016 / Portugali 1 – 1 Islandë: Portugalia ndërshkohet, Ronaldo shpërdoron disa raste shënimi
Portugali 1 - 1 Islandë, Euro 2016
Portugali 1 - 1 Islandë, Euro 2016

Portugali 1 – 1 Islandë: Portugalia ndërshkohet, Ronaldo shpërdoron disa raste shënimi

Ndeshja e parë e Islandës në finalet e një turneu futbollistik madhor kundër Portugalise u mbyll në barazim, pasi Ronaldo shpërdoroj disa raste të mira shënimi për Portugalinë.

Portugezët e drejtuar nga Fernando Santos kontrolluan pjesën e parë të ndeshjes dhe e merituan kalimin në epërsi me anë të Nanit minutën e 31.

Por portugezët nuk ishin në gjendje të siguronin fitoren dhe u ndërshkuan vetem 5 minuta nga fillimi i pjesës së dytë nga Birkir Bjarnason.

Më pas, Islanda u paraqit shumë rezolute dhe e mirë-vendosur në mbrojtjen e rezultatit, nderkohë që kapiteni Cristiano Ronaldo deshtoj në përpjekjet e tij për ta kaluar Portugalinë sërish në avantazh.

Portugalia tani do te shkojë në Paris, ku do të perballet me Austrinë të shtunën, ndërsa Islanda, e nxitur nga rezultat pozitiv, do të përballet me Hungarinë në Marsejë.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox