Home / Futboll / Euro 2016 / Portugali 1-0 Kroaci : Quaresma shënon në kohën shtesë
Ricardo Quaresma dërgon Portugalinë në cerek-finale
Ricardo Quaresma dërgon Portugalinë në cerek-finale

Portugali 1-0 Kroaci : Quaresma shënon në kohën shtesë

Ricardo Quaresma shënoi një gol dramatik vetëm pak minuta nga perfundimi i kohës shtesë, duke i dhënë Portugalisë fitoren 1-0 kundër Kroacisë.

Një ndeshje shahu, metër për metër, top për top, me asnjë goditje në portë gjatë 90 minutave të rregullta.

Një loje e zymtë në Lens dukej se po shkonte drejt penalltive, deri ne momentin kur Quaresma dërgoi në rrjetë topin e grushtuar nga portieri kroat pas gjuajtjes së Cristiano Ronaldos në minutën e 117-të.

Vetëm pak seconda më parë Ivan Perisic iu afrua shumë golit për Kroacinë, por goditja e tij me kokë përfundoje në shtyllën e portës luzitane.

Portugalia reziston 116 minuta dhe arrin të godasë në momentin më të mirë të Kroacisë duke arritur një kualifikim të vuajtur mes 8 më të mirëve të kontinentit.

Portugalia tani do të përballet me Poloninë në çerekfinale në Marsejë më 30 qershor.

 

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox