Home / Futboll / Euro 2016 / Poloni 1-1 Portugali: Portugalia kalon në gjysëmfinale pas fitores 5-3 me penallti
ricardo-quaresma-cristiano-ronaldo

Poloni 1-1 Portugali: Portugalia kalon në gjysëmfinale pas fitores 5-3 me penallti

Portugalia eshte ekipi i parë në gjysmëfinale të Euro 2016 pas fitores 5-3 me penallti në Marsejë kunder Polonise.

Quaresma ishte sërish njeriu vendimtar i luzitanëve, vetëm se këtë herë nga pika e bardhë e penalltive, me Portugalinë që fitoi 5-3 nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.

Ronaldo kërkonte të shkruante emrin në histori me një gol që do ta lejonte të barazonte Platininë me nëntë realizime në Europian, por në histori fillimisht do të hynte Leëandoëski me golin më të shpejtë të edicionit të 15-të, kur kishin kaluar vetem 2 minuta nga fillimi i takimit.

Me një Cristiano Ronaldo në hije, barazimin për Portugalinë e zgjidhi blerja më e re e Bayernit, 18 vjecari, Renato Sanches që me një goditje të fortë në hyrje të zonës mposhti Fabianskin.

Portugalia që te gjitha ndeshjet në këtë Europian i ka mbyllur në barazim, u kënaq duke dërguar takimin në shtesë, ku i vetmi moment per tu mbajtur mend ishte hyrja e një tifozi portugez në fushë në minutën e 109-të.

Pas shtatë 11-metershave te përsosur Rui Patricio priti penalltine e gjuajtur nga Jakub Blaszczykowski, dhe kjo pritje u be vendimtare në dhënien fund ëndrres së Polonisë për të arritur në gjysëmfinale.

Check Also

aaron-ramsey-wales-belgium

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox