Home / Futboll / Pele: Lionel Messi duhet të rikonsiderojë tërheqjen nga perfaqesuesja e Argjentinës
Lionel Messi tërhiqet nga Kombëtarja, pas një tjetër disfate në finalen e Copa America
Lionel Messi tërhiqet nga Kombëtarja, pas një tjetër disfate në finalen e Copa America

Pele: Lionel Messi duhet të rikonsiderojë tërheqjen nga perfaqesuesja e Argjentinës

Pele i ka kërkuar Lionel Messit të rishqyrtojë vendimin e tij per tu terhequr nga futbolli ndërkombëtar.

Sulmuesi i Barcelonës, deklaroi se nuk do luaj më për Argjentinën pas humbjes së penalltisë kundër Kilit në finalen e Copa America javën a kaluar.

Kjo ishte hera e katërt qe Messi kishte humbur në një finale të madhe duke luajtur për vendin e tij, pas dy humbjeve të mëparshme ne Copa America dhe humbjes nga Gjermania në Kupën e Botës në vitin 2014.

Megjithatë Pele, i cili fitoi Kupën e Botës tre herë me Brazilin, thotë  se të gjithë lojtarët e mirë humbasin 11-metersha dhe shpreson se 29-vjeçari do të ndryshojë mendjen e tij.

Eshtë e qartë që Messi u mërzitur shumë me humbjen e penalltisë në finale, por me kalimin e kohes ai do të harrojmë këtë zhgënjim, sepse kjo ka ndodhur me shumë lojtarë të mirë. Shumë lojtarë të mirë kanë humbur 11-metersha. Në 15 vitet e fundit, për mua, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në botë dhe kjo është më e rëndësishme.

I pyetur nëse mendon se Messi do të ndryshojë mendjen e tij, Pele shtoi:

Unë shpresoj që ai të ma degjojë fjalën mua.

Check Also

A do ti refuzoje Ibra milionat e Kines per Jose Mourinho-n?

C’fare do të ofronte Zlatan Ibrahimovic tek Mancheter United!

Mediat angleze raportojnë se Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me Manchester United për kalimin e …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox