Home / Futboll / Euro 2016 / Gjermani vs Irlande e Veriut, ndeshje e rëndesishme për Kombëtaren Shqiptare

Gjermani vs Irlande e Veriut, ndeshje e rëndesishme për Kombëtaren Shqiptare

Sot Kampionët e Botës do te ndeshen me Irlandën e Veriut, një ekip që deri tani ka një fitore dhe një humbje gjithashtu renditet si e dyta në listën e te tretave. Low sigurisht që do fitoren e thellë ndaj ketij ekipi që mund të themi qe kete Europian ka bërë nje performancë të mirë.

Low ka përmirësuar formacionin e tij duke lënë Gomez ne sulm te vetëm,ndoshta ai mund të jetë me i saktë kur eshte vetëm në sulm,ai ndiqet nga Muller, Ozil , Gotze, Kroos dhe Khedira që sipas trajnerit janë shumë te zotë dhe nuk do të kenë probleme.Sigurisht ne porte kemi Manuel Neuer.
Mund të shohim që në mbrojtje kemi lojëtar shumë të mirë si Boateng, Hummels, Howedes dhe Hector.Hector eshte folur shume kohe neper gazeta dhe sipas tyre ai duhet të zevëndësohet nga Kimmich,por Low nuk mendon se kjo është nje ide e mirë.

Irlandezet e Veriut gjithashtu vinë me nje formacion 4-3-3, me McGivern në portë,në mbrojtje kemi J.Evans ne krahun e majte,McAuley dhe Cathcart ne qender,Hughes krahu i djathte.Mesfusha e fuqishme me lojëtare si Davis, Norwood dhe C.Evans,ndërsa sulmi me Dallas,Ward dhe Washington.

Kjo lojë do të ishte shume vendimtarë për ekipin Shqiptar sepse fitorja e thellë e gjermanisë ne këtë ndeshje do të na rriste shanset për kualifikimin ne raundin tjetër.

Formacioni i skuadrave per ndeshjen e sotme
Formacioni i skuadrave per ndeshjen e sotme

 

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox