Home / Futboll / Euro 2016 / Lorik Cana: Vështirë të ndahem nga Kombëtarja, por më duhet ta bëj

Lorik Cana: Vështirë të ndahem nga Kombëtarja, por më duhet ta bëj

Ndeshja me Rumaninë mund te ketë qënë ndeshja e fundit për Lorik Canën me fanellën e Kombëtares Shqiptare.

Gjatë një interviste për Supersport, Cana ka lënë të kuptohet se po bëhet gati për tërheqjen nga Kombëtarja Shqiptare, dhe zyrtarizmin mund ta bëjë së shpejti.

Pyejtjes nese do e ketë të vështirë të ndahet nga djemte me të cilët bëri historinë, Cana i është përgjigjur:

“Është shumë e vështirë, është shumë e vështirë të ndahesh nga djemtë sepse me ta jeton, me ta djersitësh, me ta hanë bukë, me ta flenë gjumë, me ta bën gjithçka, dhe këto rezultate që kemi pasur na kanë bërë të ndihemi si familje njëri me tjetrin”

Cana me tej ka shtuar:

“Sigurisht ende nuk e kam zyrtarizuar por do e bëjë shumë shpejtë sepse vjen një moment kur njeriu ndjen atë që kishte për ta bërë e ka bërë dhe besoj se çdo gjë e ka limitin e vet dhe besoj se po e lë në duar të sigurta dhe kjo më bën më shumë të lumtur dhe krenar”

Kapiteni Lorik Cana, pjesë e Kombëtares që nga viti 2003, mbi te gjitha ka qënë simboli i Kuqezinjve, gjithmonë i gatshëm për tu sakrifikuar, një lider i vërtetë brenda dhe jashtë fushe, një ikonë e përfaqësueses tonë.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox