Home / Futboll / Euro 2016 / Lorik Cana: Respekt për Xhakën dhe Shaqirin
Lorik Cana ne dyluftim me Xherdan Shaqirin

Lorik Cana: Respekt për Xhakën dhe Shaqirin

I pyetur për opinionin e tij në lidhje me Shqiptarët që luajnë për Zvicrën, Loric Cana shprehet:

“Nuk i kam kritikuar, unë vetëm kam thënë se do të ishte e bukur nga pikëpamja sportive që këta futbollistë të luanin për Shqipërinë. Bashkë me ta, ne do të ishim shumë më të fortë. Por askush brenda ekipit tonë nuk e thotë një fjalë të keqe për ta. Unë për vete u jam mirënjohës. Ata kanë bërë diçka shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe sidomos për shqiptarët në Zvicër, ku shumë prej tyre iu dha një shans i dytë në jetë. Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët, tani në emër të shumë shqiptarëve, nëpërmjet futbollit, po falënderojnë Zvicrën duke i kthyer asaj diçka mbrapsht. Por edhe ata janë shqiptarë si ne, janë vëllezërit tanë”.

Xhaka kundër Xhaka

“Një histori e pabesueshme, prej shumë vitesh kam një marrëdhënie shumë të mirë me familjen Xhaka dhe e di që do të jetë e vështirë të luajnë kundër njëri-tjetrit. Por kur të jenë në fushë, gjithçka do të harrohet dhe do të mendojnë vetëm për fitoren”.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox