Home / Futboll / Euro 2016 / Itali 2-0 Spanjë : Një Itali e përkryer, eleminon kampionët e Europës

Itali 2-0 Spanjë : Një Itali e përkryer, eleminon kampionët e Europës

Itali fantastike në Paris, aty ku të kaltërit presin biletën për në çerekfinalet e europianit ku do të sfidojnë Gjermaninë.

Skuadra e Antonio Contes i dha një lekion futbolli Spanjës duke e shkurorëzuar me një sukses të pastër 2-0.Kjo ishte humbja e pare e Spanjes ne kampionate europiane, qe nga edicioni i vitit 2004.

Dominues në lojë dhe në rezultat 4 herë kampionët e botës, imponuan lojën e tyre dhe futën në kuth trurin e skuadres spanjolle, Andres Iniesta, duke bllokuar pothuajse çdo hapësirë.

Kur të gjithë prisnin skenarin e zakonshëm me Spanjën në zotërom të ndeshjes, ishte Italia që shtangu iberikët me disa aksione të rrezikshme që në minutat e para.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 33 kur Eder ekzekutoi goditjen e dënimit dhe Chiellini i vetëm në zonë e shtyu topin në rrjetë.

Spanja e shuar në fushën e lojës u përplas në vazhdimësi me murin italian, ndërsa në krahun tjetër, Giaccherini ishte shumë pranë golit të dytë me një goditje të rrezikshme që u devijua nga De Gea.

Spanja e dha sinjalin e parë të vërtetë 20 minuta nga fundi kur Iniesta vuri në provë Buffon, ndërsa në të 90-ën.

Italia nuk e uli përqëndrimin madje gjeti oksigjen për të shënuar edhe golin e dytë me Pelle që ashtu si ndaj Belgjikës, ndezi festën e të kaltërve me Antonio Conten në versionin superman.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox