Home / Futboll / Euro 2016 / Itali 1 – 0 Suedi: Eder siguron kualifikimin për italianët

Itali 1 – 0 Suedi: Eder siguron kualifikimin për italianët

Një gol shumë i bukur nga Éder pas një aksioni vetiak në minutën e 88-te, i cili i coj tifozet italianë të pranishëm në Toulouse në ekstazë, siguron kualifikimin për Italinë pas fitorës së dytë të saj në po aq ndeshje.

Edhe pse Suedia nuk i la Azzurrët të kontrollonin takimin ashtu siç kishin bërë në fitoren e tyre ndaj Belgjikës në ndeshjen e parë, Marco Parolo tronditi traversën me kokë në fund dhe pastaj Éder pas një depertimi nga e majta, arriti të shmangë disa mbrojtës para se ta dërgonte topin në rrjetë.

Éder tregoi klas gjatë gjithë lojës, jo vetëm me golin e fitores por gjithashtu duke krijuar dhe 2 raste të mira shënimi për shokët e tij të skuadrës.

Italia ka mbrojtjen e kampionëve

Edhe pse suedezet kontrolluan topin në pjesën më të madhe të lojës, ishte e pamundur për ta të krijonin raste shënimi, pasi Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli dhanë një shfaqe tipike italiane në mbrojtje, për të cilën dhe paraardhësit e tyre Azzurri (Barezi, Maldini dhe të tjerë) do të ishin shumë krenar.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox