Home / Futboll / Euro 2016 / Itali 0 – 1 Irlandë : Irlandezët fitojnë dhe kualifikohen për me tej.
Euro 2016: Itali 0 - 1 Irland
Euro 2016: Itali 0 - 1 Irland

Itali 0 – 1 Irlandë : Irlandezët fitojnë dhe kualifikohen për me tej.

Robbie Brady ishte heroi i Republikës së Irlandës, pasi goli i tij në minutat e fundit siguroi kualifikim për irlandezët në fitoren e tyre 1 – 0 kundër një Italie me shumë ndryshime në fushë, që me kualifikim e siguar që në ndeshjen e dytë, kish lënë për tu c’lodhur në stolin e rezervave shumë lojtarë titullar.

Por pamvarësisht ndryshimeve në personel për skuadrën e Antonio Conte-s, mbrojtja italiane u shfaq në nivelin e duhur dhe Irlanda të cilës i duhej patjetër një fitore për tu kualifikuar nuk arriti të krijojë shumë mundesi shënimi.

Rastin me të pastër Irlanda e pati me sulmuesin Hoolahan i cili duhet të kishte gjetur rrjetën i gjëndur vetëm-për-vetëm me portierit Sirigu, por goditja e tij përfundojë drejt në duart e gardianit të portës italiane.

Megjithatë, Hoolahan shkoi nga Zero në Hero, pasi ai ishte autori i një krosimi fantastik, të cilin Robbie Brady e goditi me kokë duke shënuar golin e fitores për irlandezët.

Tashmë, me përfundimin e ndeshjeve në grupe dhe përcaktimin e çifteve per 1/8 e Finaleve, turneu hyn në një fazë shumë interesante.

Italia do përballet me Spanjën me 27 Qeshor, Ora 18:00, dhe fituesja e këtij çifti do të ndeshet me fituesen e çiftit GjermaniSllovaki në çerek-finale.

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox