Home / Futboll / Euro 2016 / Irland 1 – Suedi 1: Autogoli nga Ciaran Clark i mohon fitoren irlandezëve

Irland 1 – Suedi 1: Autogoli nga Ciaran Clark i mohon fitoren irlandezëve

Republika e Irlandës befason në ndeshjen e parë në Kampionatin Europian, duke treguar se nuk do të jetë një skuadër e thjeshtë për rivalët.

Një pikë që nuk i lë aspak të kënaqur, pas një ndeshje të dominuar me karakter dhe grintë.

Një gjuajtje e bukur nga Wes Hoolahan vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë i dha skuadrës irlandeze të drejtuar nga tekniku Martin O’Neill një avantazh të merituar në Stade de France.

Por Republika e Irlandës u detyrua të kenaqet me 1 pikë kundër Suedisë, pasi një autogol nga Ciaran Clark barazoi rezultatin e ndeshjes së luajtur në Paris 20 minuta nga përfundimi i saj.

Duhet theksuar që edhe pse Suedia e mbajti topin me shumë, nordiket nuk krijuan ndonjë rezikshmeri në portën irlandeze, ndërkohë që Irlanda pati rastet më të mira për të shënuar.

Irlandezët tani do të shkojnë në Bordo për tu përballur me ekipin më të vlerësuar të turneut, Belgjiken, ndërsa Suedia do të ndeshet me Italine në Toulouse të premten.

 

Check Also

Uells 3-1 Belgjikë: Uellsi mposht yjet e Belgjikës

Në natën më të madhe në historinë e tyre të futbollit, Uellsi mundi Belgjikën 3-1 …

Leave a Reply

Powered by Maç Sonuçları & Canlı Skor Mobil

Motor Racing League plugin by Ian Haycox